As dy mijë vota në krejt Kosovën, vjen reagimi i Natyra Kuçit

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.

Pas këtij rezultati ka reaguar anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ka pranuar rezultatin zgjedhor, duke theksuar se partia do të vazhdojë aktivitetin dhe angazhimin e saj politik.

“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka deklaruar Kuçi.

error: