Bordi i Paqes merr vendim të madh për Kosovën

Bordi i Paqes ka bërë të ditur se Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka mirëpritur sot dy oficerët ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala, të cilët vijnë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se përfshirja e tyre synon forcimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes ISF-së dhe institucioneve të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për siguri dhe stabilitet.

“ISF mirëpret oficerët e saj më të rinj ndërlidhës, Major Gentrit Idrizi dhe Major Labinot Lala, nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF-së dhe kombit të saj. Integrimi i tyre në stafin e ISF-së ndërton koalicionin tonë ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes”, thuhet në njoftim.

error: