Arton Demhasaj nga AAK’ja ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej”.
Reagimi i Demhasajt erdhi pas pjesëmarrjes së Kurtit në një tubim partiak në Maqedoninë e Veriut, ku ai u shfaq përkrah kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, në mbështetje të koalicionit shqiptar VLEN.
Në reagimin e tij, Demhasaj tha se Kurti “ka harruar” sjelljen e Mickoskit gjatë incidenteve në stadium, ku sipas tij pati thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, ndërsa Mickoski “vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare”.
Në fund të reagimit, Demhasaj i drejtohet Kurtit me fjalët: “Mos lësho pe, kryeministër!”. /Insajderi.org/