Dështon raundi i parë për Presidentin – vetëm 64 deputetë në sallë, Albulena Haxhiu ndërpret seancën

Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Megjithëse procesi nisi me kutitë e votimit në sallë, mungesa e opozitës dhe e disa deputetëve të koalicionit ka bërë që numri i pjesëmarrësve të mbetet larg kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetësh.

Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 64 deputetë, të cilët hodhën votat e tyre, por pa arritur legjitimitetin kushtetues: Feride Rushiti 63 vota, Hatixhe Hoxha 0 vota dhe të pavlefshme 1 votë.

Ky rezultat tregon se kandidatja e dytë, Hatixhe Hoxha, nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa Rushiti ka marrë mbështetjen e pothuajse të gjithë të pranishmëve.

Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,njoftoi për seancën e nesërme.

“Seanca plenare vazhdon nesër nga ora 10:00”, deklaroi Haxhiu, duke mbyllur punimet për sonte./insajderi

error: