Ky është vendimi i fundit i Kushtetueses, afat shtesë 34-ditor për zgjedhjen e presidentit
Njoftim për publikimin e aktgjykimit KO72/26 dhe KO74/26
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 25 mars 2026, ka vendosur për kërkesat e
bashkuara në rastet KO72/26, të parashtruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,
z. Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KO74/26, të parashtruar nga
znj. Arbërie Nagavci dhe 30 (tridhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e
Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet së cilës është kërkuar
vlerësimi i kushtetutshmërisë “së dekretit nr. 24/2026 të datës 06.03.2026, të Presidentes së
Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”
Gjykata, njëzëri, vendosi:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës
së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik;
III. TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes
në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe
përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës;
IV. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda
periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në
nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë,
zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45)
ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe
paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës;
Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o
Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.orgV. VI. VII. VIII. TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9
marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në
pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën
Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.
Vërejtje:
Ky njoftim për media është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje
informative. Teksti i plotë i vendimit u është dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në rast,
është publikuar në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare të
Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara. Për të pranuar njoftimet për vendime
nga Gjykata Kushtetuese ju lutemi regjistrohuni në ueb-faqen e Gjykatës: https://gjk-ks.org