Donika Gërvalla ka një pyetje për Gjykatën Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka komentuar gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan GazetaDemos.

Ajo tha se të akuzuarit janë duke u mbajtur tepër gjatë në paraburgim.

“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata, ajo do ta përfundoj procesin, tepër gjatë janë mbajtur në akuzuarit në paraburgim, shtrohet pyetja pse kaq gjatë? Mirëpo nuk më takon mua në këtë fazë t’i jap as rekomandime as udhëzime Gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet bërë në këtë fazë”, tha Gërvalla.

error: