Driloni që vdiq sot tragjikisht, ishte djal hastreti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Vushtrri, ku si pasojë e një aksidenti tragjik ka humbur jetën i riu Drilon Meniqi, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Mësohet se i ndjeri ishte djalë hasreti i familjes, çka e bën këtë humbje edhe më të rëndë për më të afërmit e tij, të cilët po përballen me një pikëllim të papërshkrueshëm pas lajmit të kobshëm që erdhi papritur. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, pas namazit të drekës, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit të riut që iku tragjikisht nga kjo botë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Meniqi në këto momente të vështira.

error: