Dronët iranianë godasin Azerbajxhanin, plagosen dy civilë

Dy civilë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron që dyshohet se është kryer nga Irani në Azerbajxhan, njoftoi Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Sipas ministrisë, një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit në Republikën Autonome të Nakhchivanit, duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë, një dron tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad.

Si pasojë e sulmit, u dëmtua ndërtesa e aeroportit dhe u plagosën dy civilë.

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bëri të ditur gjithashtu se ambasadori i Iranit në Azerbajxhan është thirrur në ministri. Sipas njoftimit, atij do t’i përcillet një protestë e fortë dhe do t’i dorëzohet një notë zyrtare proteste lidhur me incidentin.
error: