Ka reaguar gazetari Osman Stafa, pas incidentit të rëndë të ndodhur në kryeqytet, gjatë kohës kur po zhvillohej protesta. Sipas tij një burrë dhe një grua kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë goditur fizikisht. Ai tha se ata e akuzuan se nuk po e kryente mirë punën e tij dhe e ofenduan me sharje e fyerje.
Pas ngjarjes, gazetari ka kërkuar të bëjë kallëzim personal në polici, duke theksuar se nuk i njihte autorët dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Ai pretendon se personat, të cilët dyshohet se janë bashkëshortë dhe mbi 50 vjeç, kanë dhënë dëshmi të rreme, duke e akuzuar se u ka thënë pse nuk kishin marrë pjesë në protestë.
“Një burrë dhe një grua më ndërprenë rrugën dhe më goditën. Më thanë që punën time nuk e bëj mirë. Të dy ishin të shqetësuar për sa i takon raportimeve që unë kam bërë për protestën. Pas këtij kontakti, kam kërkuar të bëj kallëzim personal. Nuk i njoh dhe filluan duke më çjerrë, më shanë dhe më goditën. Nuk ka asnjë rrembim, asnjë shoqërim timin, kam kërkuar vetë të bëj kallëzim.