Edhe AAK mbështet protestën e veteranëve, Haradinaj fton qytetarët në tubim

Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta.

Ramush Haradinaj i ftoi bashkëluftëtarët e tij, familjarët e të rënëve dhe të gjithë qytetarët që të dalin nesër në protestë.

“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, shtoi Haradinaj.

error: