Eman Rrahmani shpërthen ndaj Qeverisë Kurti: 221 mijë euro për OJQ-në serbe, asnjë cent për OVL-në e UÇK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me ndarjen e fondeve për organizatat joqeveritare.

Përmes një reagimi publik, Rrahmani ka deklaruar se OJQ-ja “Graçanica Youth Initiatives Center”, ku drejtor është Dejan Božidarović, ka përfituar gjithsej 221 mijë e 908 euro, ndërsa sipas tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk ka marrë asnjë euro nga Qeveria Kurti.

Ai ka theksuar se nga Zyra e Kryeministrit të Albin Kurtit janë ndarë 13 mijë e 950 euro për këtë organizatë, ndërsa 19 mijë e 535 euro të tjera, sipas tij, janë dhënë nga një ministër i Qeverisë Kurti.

Rrahmani ka ngritur kritika ndaj mënyrës së shpërndarjes së fondeve publike, duke e krahasuar mbështetjen financiare për OJQ-në në fjalë me mungesën e përkrahjes për OVL-në e UÇK-së.

error: