“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë, arrinë shifra rekorde

Çmimet e derivateve të naftës në kryeqytet kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në nivele të larta gjatë ditëve të fundit. Sipas të dhënave nga tregu, një litër naftë po shitet deri në 1.60 euro, ndërsa benzina ka arritur në rreth 1.36 euro për litër, raporton Gazeta Minuti.

Kjo rritje vjen në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me luhatje të mëdha, të ndikuara kryesisht nga tensionet gjeopolitike dhe pasiguria në furnizim. Edhe në Kosovë, këto zhvillime po reflektohen drejtpërdrejt në çmimet për konsumatorët.

Sipas përfaqësuesve të sektorit të naftës, çmimet në tregun kosovar aktualisht variojnë, me dizelin që arrin deri në 1.60 euro për litër dhe benzina që sillet në nivele më të ulëta, por gjithsesi në rritje .

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për këtë trend, duke theksuar se shtrenjtimi i karburanteve po ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës dhe transportit. Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se nëse situata ndërkombëtare nuk stabilizohet, çmimet mund të vazhdojnë të mbeten të larta apo edhe të rriten më tej.

Autoritetet në vend kanë paralajmëruar monitorim të vazhdueshëm të tregut për të parandaluar abuzimet me çmime, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të një stabilizimi të mundshëm në ditët në vijim.

error: