“Iu bë prit nga mediat”, Murat Jashari flet për deklaratat e Kurtit për çështjen e Presidentit

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.

Përmes një përgjigjeje dërguar në “Debat Plus”, Jashari ka thënë se nuk e konsideron si “pritë” trajtimin që kishte marrë nga mediat.

“Qëndroj pas asaj që kam deklaruar”, ka shkruar Jashari.

Deklarata e Jasharit vjen pasi Kurti, gjatë një interviste në KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj tij.

“Shumë keq e shumë fish më keq, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ja bënë pritën Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”, ka thënë Kurti.
error: