Ja cili këngëtar shqiptar do të performojë në dasmën e Dua Lipës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se ka kurorëzuar në privatësi lidhjen e saj me aktorin Callum Turner më 31 maj në Londër. Megjithatë, vëmendja tashmë është zhvendosur te festimet e mëdha që pritet të zhvillohen në ditët në vijim.

Sipas raportimeve të mediave italiane, çifti po përgatit një festë madhështore dasme në Sicili, e cila do të zgjasë disa ditë. Ceremonitë pritet të organizohen në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku do të marrin pjesë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës.

Megjithëse detajet e organizimit po mbahen larg syrit të publikut, në media janë përmendur edhe emra të njohur si Elton John dhe Charli XCX mes të ftuarve dhe performuesve të mundshëm.

Ndërkohë, sipas burimeve të cituara nga Prive By Liberta Spahiu, në këtë ngjarje të veçantë nuk do të mungojë as ngjyra shqiptare. Bëhet e ditur se për të argëtuar të pranishmit do të performojë edhe legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë shqiptare.

error: