Konjufca godet Gjuriqin në OKB, e poshtëron Serbinë me deklaratë

Në një reagim të drejtpërdrejtë gjatë seancës në Këshilli i Sigurimit i OKB-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, hodhi poshtë deklaratat e përfaqësuesit serb, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin në terren.

Konjufca deklaroi se fjala e Marko Đurić “nuk reflekton ngjarjet reale”, duke shtuar se Kosova po vazhdon të zhvillohet si një demokraci funksionale. Sipas tij, institucionet e sigurisë dhe policia janë duke garantuar rend dhe qetësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend.

Ai theksoi gjithashtu se zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë janë zhvilluar me sukses dhe pa probleme madhore, duke i cilësuar ato si dëshmi të funksionimit demokratik të shtetit.

Në të njëjtën kohë, Konjufca akuzoi Beogradipër rol “dekonstruktiv” në raport me Kosovën, duke përmendur ndikimin përmes Lista Serbe. Ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë arritur të pengojnë ndërhyrjet e Serbisë në çështjet e brendshme të vendit.

Deklaratat u bënë në një seancë ku diskutimet për situatën në Kosovë dhe rajon mbeten në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

error: