Ky është i dyshuari për plagosjen e inspektorit të IPK-së në Breg të Diellit

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë.

Media mëson se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është Agon Dulla.

Mësohet se plagosja ka ndodhur për shkak të disa kamerave te një lokali në ‘Rrugën B’.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë.  Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që  janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti.

error: