Labinot Rexha vizitë te varret e babait, gjyshit dhe xhaxhait, këngëtari emocionon me postimin prekës

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka prekur emocionalisht publikun me një postim të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari nga Rahoveci vizitoi varret e babait, gjyshit dhe xhaxhait, duke ndarë me ndjekësit një fotografi nga homazhi që bëri tek të dashurit e tij.

Ai shprehu se zemra e tij ishte mbushur me mall dhe dhimbje, duke theksuar se mungesa e tyre ndjehet çdo ditë.

error: