Sami Lushtaku është liruar pas përfundimit të intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ku ishte ftuar lidhur me një incident të ndodhur një ditë më parë në këtë komunë, raporotn Gazeta Minuti.
Sipas burimeve nga terreni, intervistimi i tij është zhvilluar në kuadër të hetimeve që po kryhen për rrethanat e një përplasjeje fizike të raportuar mes disa personave në Skenderaj, në të cilën është përfshirë edhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.
Pas dhënies së deklaratës së tij para organeve të rendit, Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Ngjarja e raportuar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj dhe ka nxitur reagime nga palë të ndryshme politike, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë eventuale të përfshira në incident.
Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me natyrën e saktë të përfshirjes së individëve në rast, ndërsa pritet që në vijim të merren deklarata shtesë dhe të shqyrtohen provat e mbledhura në vendngjarje.