Skenën muzikore shqiptare pritet të kulmoi këtë javë.
Reperi i njohur Klepto ka bashkuar forcat me katër emra të mëdhenj të hip-hopit shqiptar, Ledri Vula, MC Kresha, Capital T dhe Lumi B, për projektin më të ri muzikor me titull “Live It Up!”, shkruan IndeksOnline.
Kënga do të publikohet të mërkurën, në ora 18:00, ndërsa njoftimi ka ngjallur menjëherë interesim të madh tek fansat e muzikës urbane.
Kombinimi i pesë artistëve të njohur në një projekt të vetëm pritet të sjellë ritme energjike.