Ronela Hajati dhe Melinda Ademi po sjellin bashkëpunimin e parë.
Kënga titullohet “Ça m’bone”, e realizuar me videoklip.
Në imazhet e ndara shihen të dy artistet veshur me të bardha, me disa poza senzuale.
Projekti është paralajmëruar të publikohet më 22 qershor./IndeksOnline/