Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron Iranin: Zgjidhni mes së ardhmes ose shkatërrimit!

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka bërë një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke e vënë Teheranin përballë një kryqëzimi historik: ose të zgjedhë “një urë drejt së ardhmes”, ose të hyjë në “një humnerë izolimi dhe shkatërrimi”.

Duke folur në një ceremoni përkujtimore për familjarët e ushtarëve të rënë, në Ministrinë e Mbrojtjes në Jeruzalem, Katz tha se nëse Iranit vazhdon me kërcënimet dhe sulmet, Izraeli është gati të godasë edhe më fort se deri tani.

“Objektivat që nuk janë goditur ende do të jenë edhe më të dhimbshme për ta”, tha ai, sipas mediave izraelite si Times of Israel.

Paralajmërimi vjen ndërsa po zhvillohen përpjekje diplomatike për një armëpushim të përhershëm mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pas një fushate të gjatë sulmesh që ka zgjatur rreth gjashtë javë. Katz theksoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë objektiva të njëjta, duke përfshirë heqjen e materialit të pasuruar bërthamor nga Irani.

Kjo deklaratë e Katz përforcon linjën e ashpër të qeverisë izraelite ndaj Republikës Islamike, duke paralajmëruar se çdo vazhdim i sulmeve me raketa kundër Izraelit do të ketë “çmime të dhimbshme” për infrastrukturën iraniane dhe aftësinë e regjimit për të funksionuar.

error: