Ndërrojnë jetë dy, nga tre policët e kidnapuar nga forcat serbe

Dy nga tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u kidnapuan nga forcat serbe në qershor të vitit 2023, raportohet se kanë ndërruar jetë brenda një periudhe pesëmujore, raporton Gazeta Minuti.

Rasti i tyre kishte shkaktuar reagime të mëdha në kohën kur ndodhi, pasi autoritetet e Kosovës e cilësuan arrestimin si “kidnapim klasik” brenda territorit të vendit, gjatë një patrullimi në veri . Tre policët ishin marrë nga forcat serbe më 14 qershor 2023 dhe u mbajtën për disa ditë në paraburgim në Serbi, përpara se të liroheshin .

Ngjarja kishte rritur ndjeshëm tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nxitur reagime edhe nga faktori ndërkombëtar dhe masa reciproke nga institucionet kosovare.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e vdekjes së dy prej policëve, ndërsa lajmi ka ngjallur reagime dhe dhimbje në opinionin publik.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me këtë zhvillim në vazhdim.

error: