Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar që prej momentit kur u bë pjesë e “Ferma VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm me energjinë e saj, por edhe me paraqitjen fizike.
Edhe pse 45-vjeçare, Soni po dëshmon se është në super formë, me një trup të tonifikuar dhe linja që nuk kalojnë pa u vënë re. Së fundmi, gjatë një sfide të zhvilluar në fermë, ajo është shfaqur me bikini, duke realizuar lëvizje plot ritëm dhe duke vallëzuar në mënyrë provokuese, çka u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit.
Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet me një bikini ngjyrë të kuqe/fuchsia, të kombinuar me një pareo satin në të njëjtën nuancë, që i jepte gjithë paraqitjes një stil veror dhe mjaft “glam”. Aksesorët në tonalitete rozë dhe syzet e diellit e plotësuan look-un, ndërsa vetëbesimi i saj në pozat dhe lëvizjet gjatë sfidës ishte po aq i dukshëm sa edhe forma fizike.