Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rreziqet që shoqërojnë postin më të lartë shtetëror, duke theksuar se nuk ishte i vetëdijshëm për nivelin e rrezikut para se të kandidonte, raproton Gazeta Minuti.
“Nuk më tha askush që ky ishte një profesion kaq i rrezikshëm. Nëse Marco Rubio do të ma kishte thënë, ndoshta nuk do të kisha kandiduar fare. Ndoshta do të kisha thënë: ‘Po e lë këtë herë’,” u shpreh Trump.
Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht rreziqeve të mëdha që mbart posti i presidentit, ai nuk e sheh detyrën në këtë mënyrë. “Është një profesion i rrezikshëm, por unë nuk e shoh kështu. Jam këtu për të bërë një punë,” deklaroi ai.
Në vijim, Trump theksoi përkushtimin e tij ndaj vendit dhe ndjenjën e krenarisë për detyrën që mban. “Nuk mund të imagjinoj që ka ndonjë profesion më të rrezikshëm se ky — por unë e dua vendin dhe jam shumë krenar,” përfundoi ai.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të ndryshme, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi sigurinë dhe përgjegjësitë e lidershipit në nivelet më të larta shtetërore.