Politikani shqiptar, Bujar Nallbani, ish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i është referuar si “në kufi me Serbinë”, Tropojës, qytetit verior shqiptar që nga vendasit njihet edhe si Malësia e Gjakovës.
Në një debat mbrëmë në Report TV ku po flisnin për zhvillimet në PD dhe kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha, Nallbani pati një përplasje me gazetarin Isa Myzyraj.
“Lider s’quhet ai [Sali Berisha], sepse merret vesh se nga vjen. Ata që vijnë nga andej nga kufi me Serbinë nuk quhen liderë për mua”, tha Nallbani.
Gazetari Myzyraj i regoi, duke i kërkuar ta “mbajë gojën”.
“E para, mbaj gojën, se andej nga kufi me Serbinë vij edhe unë…”
“Nuk të njoh, nuk e di… Ti s”flet si Saliu, prandaj…”, ia ktheu Nallbani.
Gazetari i tha atij se s’mund të shprehej ashtu dhe se duhet të kërkonte falje.
“Por s’mund të thuash që ata që vijnë nga veriu… E para, se e keni shumë gabim dhe në këtë rast duhet t’u kërkosh falje këtu të gjithë atyre që vijnë nga ‘kufi me Serbinë’”, tha ai.