Pse osmanet e zhvarosen trupin e Skenderbeut – këto janë 7 sekretet

Figura e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vazhdon të mbetet një nga emrat më misteriozë dhe më të komentuar në historinë e Ballkanit. Një nga ngjarjet që ka ngjallur më shumë debat ndër vite është edhe zhvarrosja e trupit të tij nga osmanët pas pushtimit të Krujës.

Sipas shumë kronikave historike, pas rënies së Krujës në vitin 1478, ushtarët osmanë hapën varrin e Skënderbeut në Lezhë. Thuhet se ata besonin se eshtrat e tij kishin fuqi të veçantë dhe se copëza nga varri apo eshtrat e tij sillnin fat dhe fitore në beteja. Pikërisht kjo ka bërë që ngjarja të mbetet e mbuluar me mister edhe sot.

Këto janë 7 sekretet që përmenden më shpesh rreth kësaj historie:

Osmanët besonin se Skënderbeu kishte fuqi legjendare edhe pas vdekjes.
Varri i tij u hap menjëherë pas pushtimit të zonës së Lezhës.
Thuhet se ushtarët morën pjesë nga eshtrat si hajmali për luftë.
Vendndodhja e saktë e mbetjeve të tij mbetet ende mister.
Ka teori se një pjesë e eshtrave janë zhdukur përgjithmonë.
Historia e varrit të Skënderbeut është përzier mes fakteve dhe legjendave.
Edhe sot, studiues të shumtë vazhdojnë të debatojnë për atë që ndodhi realisht në varrin e tij.

Historia e Skënderbeut vazhdon të zgjojë interes të madh tek shqiptarët dhe jo vetëm, ndërsa çdo detaj rreth jetës dhe vdekjes së tij mbetet temë diskutimi e dokumentarëve historikë dhe videove që po bëjnë bujë në rrjet.

video –

 

error: