Disa persona janë ndaluar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ndër ta edhe zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, raporton Klan Kosova.
Sipas këtij mediumi, lidhur me rastin janë kryer bastisje edhe në shtëpinë e Lushtakut, si dhe në disa lokacione të tjera.
Dëshmitarë kanë deklaruar për Klan Kosovën se të gjitha veturat e përdorura në aksion kishin targa 01, respektivisht të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës në Skenderaj nuk ka pasur rol në realizimin e këtij operacioni.