Reagon Haradinaj, tregon çfarë e kishte personin që ndërroi jetë sot në Klinë

Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Faruk Isufit, që sot u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinë Klinës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj pohon se Farukun e kishte bashkëluftëtar në UÇK, teksa pas luftës, ai ishte aktivist i hershëm i AAK-së.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.

Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angashimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta” shkroi Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.

Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër.

“U qëllua katër herë”, detaje nga tragjedia në Klinë

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.

Faruku u prehtë në paqe

error: