Real Madridi me anë të një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se ka dërguar ofertë në vlerë prej afro 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez.
Megjithatë, në komunikatë bëhet e ditur se oferta është refuzuar nga rivali i qytetit, shkruan Insajderi.
“Pas studimit dhe vlerësimit të saj, Atlético de Madrid ka falënderuar për ofertën e bërë, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira midis dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë duke iu referuar klauzolës së përfundimit të kontratës së lojtarit”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.
Rrjedhimisht, klubi i Simeones ka kërkuar që të paguhet klauzola e largimit, e cila është në vlerë prej 500 milionë eurosh.
Atleti ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke u tallur me madrilenët.
“Ata e kanë prerë pjesën e videos së Papës ku ai tha se ishte edhe ai tifoz i Atletikos. Duhet ta keni ngatërruar edukimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: ne nuk ju falënderojmë për asgjë. Ne as nuk studiojmë dhe as nuk shqyrtojmë ndonjë ofertë për Julián-in”, thuhet në komunikatë.
Atletico është tallur paksa edhe me Barcelonën, e cila së fundmi i ka bërë ofertë në vlerë prej 100 milionë eurosh për blerjen e yllit argjentinas.
“Si mund të mos kemi raporte të mira, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona”, përmbyllet reagimi.
“P.S. Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me presidentin tuaj të ri, le të shohim nëse do të ndaloni së “vjedhuri” lojtarë nga Akademia jonë. Faleminderit shumë”, vijon edhe një reagim tjetër.
Florentino Perez erdhi në pozitën e presidentit me premtimin se do të bëjë një ofertë në vlerë prej 150 milionë euro për një “galactico”, pa i zbuluar emrin.
Barcelona po e kërkon me ngulm sulmuesin e Atleticos, megjithëse kjo e fundit insiston se s’do ta shesë atë. /Insajderi.org/