Ronaldo gjen pas 20 vitesh punonjësen e McDonald’s që e ndihmonte në vitet e tij të vështira

Cristiano Ronaldo ka ndarë një moment shumë emocional nga jeta e tij, duke treguar se është ribashkuar pas më shumë se 20 vitesh me Edna Caldas – një nga punonjëset e McDonald’s që i jepte ushqim falas kur ai ishte vetëm një adoleshent në Lisbonë dhe po luftonte për të ndjekur ëndrrën e futbollit.

Në ato vite të vështira, Ronaldo dhe shokët e tij shkonin vonë natën pas stërvitjeve dhe kërkonin ushqim të mbetur, dhe Edna ishte gjithmonë aty për t’i ndihmuar.

Ribashkimi ndodhi krejt rastësisht në një aeroport, një moment që Ronaldo e përshkroi si të pabesueshëm dhe shumë emocional.

Ai e prezantoi me familjen e tij dhe i tregoi historinë e plotë – një kujtesë se mirësia e vogël mund të lërë gjurmë për gjithë jetën. ❤️

error: