Pas zhvillimeve të fundit politike dhe incidentit në Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar tërheqjen e deklaratave që i konsideron shpifëse.
Lushtaku ka bërë të ditur se i ka dhënë afat 24-orësh Kurtit për të korrigjuar qëndrimet publike ndaj tij, duke paralajmëruar edhe hapa ligjorë nëse kjo nuk ndodh.
Përplasja mes palëve erdhi pas incidentit ku u përfshi zyrtari i VV-së, Hysni Mehani, rast që ka nxitur reagime të shumta politike dhe debate të forta në opinion.
Ndërkohë, Lushtaku është intervistuar nga organet e drejtësisë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Situata ka rritur tensionet mes VV-së dhe PDK-së, me akuza të ndërsjella për nxitje të klimës politike dhe përpjekje për përfitime politike nga ngjarja në Skenderaj.