Ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO.
27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s, ai theksoi se është shumë i lumtur që NATO-ja e bëri atë fushatë ajrore.
“Nuk ka qenë e lehtë as të arrihej konsensusi për ta bërë një gjë të tillë dhe operacioni ushtarak ka qenë i vështirë dhe i komplikuar siç e din secili në Kosovë. Por 27 vjet më vonë, unë mendoj se ishte gjëja e duhur për ta bërë. Ishte e nevojshme…”, tha Shea për emisionin “Interaktiv” të KTV-së.