Sot varroset ish-futbollisti kosovar që ndërroi jetë në Gjermani

30-vjeçari nga Podujeva ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Hanover me datë 30 prill.

Familjarët e të ndierit kanë njoftuar se varrimi i Granit Tahirit do të bëhet sot, me datë 09.05.2026, në varrezat e Qytetit te Hukurudha në Podujevë, në orën 16:00.

Tahiri ishte futbollist në landin e Hannoverit në ligën rajonale të Gjermanisë.

Para se të emigronte në Gjermani, Graniti ishte pjesë edhe e skuadrës llapjane, Hysi.

error: