Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një grua tjetër është plagosur.
———-
Sipas burimeve të afërta me Gazeta Minuti, rrethanat e rastit janë ende duke u hetuar, ndërsa informacionet e para tregojnë për një konflikt që ka përfunduar në mënyrë tragjike.
Detaje shtesë janë siguruar nga raportimet e KK, sipas të cilave vajza që dyshohet të jetë e përfshirë në rast kishte një raport me personin që dyshohet se mbeti i vrarë. Po ashtu, ajo dyshohet se ka plagosur edhe gruan e axhës së saj.
Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku fillimisht ka pasur një fjalosje mes vajzës dhe viktimës. Në përpjekje për të ndërhyrë në konflikt, gruaja e axhës ka mbetur e plagosur.
Autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë.
“V rau gruan e agjës dhe më pas u ngujua”, detaje tjera nga tragjedia në Podujevë
Ndërkohë, sipas burimeve, informacionet aktuale mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht dhe pritet që pas ndriçimit të plotë të rastit të ketë një version përfundimtar nga organet e rendit.