Një rrahje brutale ka ndodhur sonte në Vushtrri.
Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike që eskaloi me hedhje gjësendesh në një lokal, shkruan IndeksOnline.
Në videon e siguruar nga IndeksOnline shihen të dyshuarit duke e sulmuar njëri-tjetrin, teksa jashtë lokalit dëgjohen britma dhe gotat që thyhen.

Raportimet e para pohojnë se nga ky sherr ka pësuar një person, i cili është therur me thikë. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.