VV del me propozim të ri për PDK e LDK: Propozoni tre emra unifikues për president – ua sigurojmë nënshkrimet dhe tërhiqet Konjufca e Kollçaku

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me thirrje për Partinë Demokratike të Kosovës si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës rreth çështjes së presidentit.

Sipas njoftimit të tyre, partia qeveritare bën të ditur se për të shmangur zgjedhjet, ka dalë me një propozim të ri për gjetjen e zgjidhjes.

VV ka ftuar PDK-në e LDK-në që të propozojnë tre emra unifikues për president.

“Në këto rrethana, për të shmangur një proces tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional, Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërmerr edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues.

Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.

Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, thuhet në njoftim.\

Me këtë rast, VV thotë se do të tërhiqeshin kandidaturat e propozuara të Konjufcës e Kollçakut.

“Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, thuhet ndër tjera.

Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.

Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës.

error: