Policia e Kosovës ka hapur konkursin për gradimin në pozitën Toger, duke vënë në dispozicion gjithsej 157 vende për zyrtarët policorë që i plotësojnë kushtet e parapara.
Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë zyrtarët policorë që kanë të paktën dy vite në gradën Rreshter, si dhe zyrtarët me gradën Polic i Lartë që kanë minimumi 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.
Konkursi synon avancimin e kuadrove policore dhe forcimin e strukturës udhëheqëse brenda institucionit të sigurisë.
Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 12 qershor 2026.