Ulen për disa cent çmimet e derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për tregun kosovar.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, që paraqet ulje prej tre centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, benzina do të shitet me çmimin 1.43 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është përcaktuar në 0.74 euro për litër.

Çmimet e reja do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT.

error: